image Syla: Tërhiqemi nga greva, jo për shkak të Kurtit, por gripit sezonal

Kosovë

Syla: Tërhiqemi nga greva, jo për shkak të Kurtit, por gripit sezonal

news image

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se kjo federatë nuk do të hyjë në grevë, ashtu siç ka paralajmëruar.

Ai ka theksuar se këtë vendim e ka marrë për shkak të rasteve të shumta me grip sezonal.

Grevën nuk do ta zhvillojmë. Jo për shkak të Qeverisë, por për shkak se janë mijëra raste me grip sezonal”, tha ai në Kanal10.

Ndërsa, për seancën e sotme të Kuvendit për votimin e buxhetit para datës 22 dhjetor, Syla ndër të tjera tha se Qeveria i ka “kontrabanduar” nënshkrimet. /GazetaSinjali/