image Sveçla: Rreth 578 policë dhanë dorëheqje pas kërcënimeve dhe shantazheve

Politikë

Sveçla: Rreth 578 policë dhanë dorëheqje pas kërcënimeve dhe shantazheve

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur afro 600 dorëheqje të zyrtarëve serbë.

“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla në një konferencë për media.

Ai tha se polivës kërcënohen me jetë të japin dorëheqje.

“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqja”, tha ai.

/GazetaSinjali/