image Sveçla reagon pas vdekjes së 26-vjeçarit në konvikte: Kam kërkuar angazhim maksimal të Policisë

Kosovë

Drejtësi/ Sveçla reagon pas vdekjes së 26-vjeçarit në konvikte: Kam kërkuar angazhim maksimal të Policisë

news image

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të Policisë në hetimin e vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se të gjitha masat që janë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të ndërmerren pa asnjë hezitim.

“Dua t’ju informoj që në pajtim me kompetencat e mia, kam kontaktuar drejtorin e Policisë dhe kam kërkuar angazhim maksimal të Policisë në hetimin e këtij rasti. Ju siguroj që të gjitha masat që janë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të ndërmerren pa asnjë hezitim. Me këtë rast i bëj thirrje Prokurorisë që ta trajtojë këtë rast me prioritet absolut dhe shpresoj që rastet e këtilla të mos përsëriten.”, ka shkruar Sveçla.

https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10224573193216746