image Sveçla për tragjedinë në Zllatar: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Siguri

Sveçla për tragjedinë në Zllatar: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar pas tragjedisë së mbrëmshme në Zllatar, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Lirim Haxholli.

Sveçla ka thënë se ka kërkuar nga Kryeshefi i IPK-së angazhim maksimal për zbardhjen e këtij rasti.

Ministri u ka shprehur edhe ngushëllime familjarëve të policit të vrarë.

Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre. Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur. Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

/GazetaSinjali/