image Sveçla për kontratën e targave të nënshkruar nga Veliu: Është korrupsion fund e krye

Financa

Sveçla për kontratën e targave të nënshkruar nga Veliu: Është korrupsion fund e krye

news image

Ish-ushtruesi i detyrës së minsitrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, ka thënë se zhbërja e task-forës anti-korrupsion nga ministri i tanishëm, Agim Veliu, është bërë për të mbrojtur interesat e individëve të caktuar.

Ndërkaq, për raportimet e mediave rreth kontratës për targa, Sveçla ka thënë se kjo kontratë është fund e krye korrupsion.

“Unë besoj se kjo taskforce është zhbërë me arsye. Arsyeja është për të mbrojtur interesat e individëve të caktuar. Për të pamundësuar luftimin e krimit në fusha të caktuara dhe një ndër to duket se është kjo kontratë e cila prej fillimit deri në fund është korrupsion”, ka thënë ai në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Madje, sipas tij, procedura fillestare ka paraparë vlerë shumë më të vogël të kësaj kontrate, e cila thotë se është fituar tre herë nga e njëjta kompani.

“I gjithë historiku ka filluar me hapjen e një tenderi për furnizim me targa ku pas deklarimit të fituesit bëhet ankesë dhe pastaj kemi shpalljen e tri kontratave afatshkurta pa konkurrencë, pa shpallje. Të tria i fiton e njëjta kompani. Shihet se ka shkelje të njëpasnjëshme. Në momentin që unë kam marrë detyrën jam ballafaquar me këtë lëndë dhe bashkëpunëtorëve të mi u kam kërkuar që ta bëjnë analizën e thukët për këtë kërkesë.

Është hera e tretë që kjo jepet. Herën e parë është dhënë në shkurt të 2019. Herën e dytë më 11 nëntor 2019 me vlerë 246 mijë euro. Dhe herën e tretë tash këto ditë me vlerë 318 mijë euro. E gjithë procedura fillestare ka bërë fjalë për një shumë tepër më të vogël”, përfundon Sveçla./Gazeta Sinjali/