image Sveçla nga Kukësi: Në sytë e zjarrfikësve pashë vullnetin dhe dashurinë për Shqipërinë

Shqipëri

Sveçla nga Kukësi: Në sytë e zjarrfikësve pashë vullnetin dhe dashurinë për Shqipërinë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një fotografi që është realizuar mbrëmë, pranë tunelit të Kalimashit, ku pati zjarr masiv në majën e malit të Rrunës.

Sveçla në këtë fotografi shihet i shoqëruar nga një grup zjarrfikësish që shkuan për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë, për shuarjen e vatrave të zjarrit

“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”, shkroi ai.

Përderisa sot, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka publikuar pamje nga intervenimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve të Kosovës gjatë shuarjes së zjarreve në Kukës.

Përmes një postimi në Facebook, Gjici ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar.

 “Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovarë, që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh”, shkroi Gjici.

Tutje, ai ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit.

“Vazhdon pa ndërprerë operacioni i shuarjes së vatrave të zjarrit, në majën e Rrunës. Ku po bëhet e pamundura për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme. Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh. Vazhdon puna pa ndërprerë në terren”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/