image Sveçla me njoftim për disa operacione në Veri: Kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë shtetin tonë

Siguri

Sveçla me njoftim për disa operacione në Veri: Kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë shtetin tonë

news image

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në dy ditët e fundit Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione në veri.

Këto operacione sipas ministrit Sveçla, kanë qenë kundër kontrabandës, ku dhe është sekuestruar një veturë e kërkuar ndërkombëtarisht.

Po ashtu, Sveçla tha se përkushtimi i tyre mbetet i njëjtë.

“Përkushtimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në të gjithë shtetin tonë, për një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai në twitter.

/GazetaSinjali/