Një zyrtar policor është arrestuar, pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.
Për këtë rast është njoftuar IPK-ja të cilët pas zhvillimit të hetimeve të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.
Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar. /Gazeta Sinjali/