image Arrestimi i kameramanit, suspendohen dy policë dhe ndaj pesë të tjerëve iniciohet procedurë disiplinore

Siguri

Arrestimi i kameramanit, suspendohen dy policë dhe ndaj pesë të tjerëve iniciohet procedurë disiplinore

news image

Dy zyrtarë policor janë suspenduar përkohësisht kurse ndaj pesë të tjerëve është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore, pas arrestimit të një kameramani gjatë ditës së sotme.

Sipas PK-së, ky suspendim është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast.

Po ashtu, është bërë e ditur se për në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK).

Kurse, për arrestimin e kameramanit i cili ishte duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ka pasur reagime të shumta.

/GazetaSinjali/