image Djegia e arkivit të policisë në Drenas/ Suspendohen 3 zyrtarë policorë

Siguri

Djegia e arkivit të policisë në Drenas/ Suspendohen 3 zyrtarë policorë

news image

Arkivi i Policisë së Kosovës në stacionin policor në Drenas u përfshi nga zjarri sot rreth orës 13:00.

Gazeta Sinjali raportoi se zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së treguar nga tre zyrtarë policorë në këtë stacion, të cilët e kishin harruar të kyçur në rrymë një ngrohëse.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda policisë se për shkak të këtij rasti, tre zyrtarët në fjalë janë suspenduar.

Ata dyshohet se kanë dalë nga zyra, duke e lënë ngrohësen e kyçur në rrymë dhe me t’u kthyer e kanë vërejtur që zjarri ka përfshirë zyrën e arkivit, në të cilën u dogjën 50 deri në 60 dokumente.

Gazeta Sinjali raportoi se Prokuroria ka iniciuar rast ndaj tre zyrtarëve policorë./Gazeta Sinjali/