image Surpriza e Mourinhos: Kërkon yllin e Atalantas tek Roma.

Futboll

Surpriza e Mourinhos: Kërkon yllin e Atalantas tek Roma.

news image

Jose Mourinho nuk po ndalet aspak në merkaton e verës pasi po kërkon të përforcojë skuadrën e tij sa më shumë që të mundet këtë verë dhe tashmë ka gati objektivin e ri, transmeton Sinjali Sport.

Pas dëmtimit të Davide Spinazzolas, Giallorossët po kërkojnë që të përforcojnë repartin e tyre të majtë të mbrojtjes.

“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur që Special One i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës së tij që të punojnë në transferimin e Robin Gosens nga Atalanta.

Mirëpo një gjë e tillë nuk duket lehtë e arritshme pasi gjermani ka një vlerë në merkato rreth 40 milionë euro.

Cristiano Biraghi dhe Marcos Alonso janë dy emrat e tjerë që mund të zënë vendin e Spinazzolas nëse Gosens nuk do arrijë të transferohet. /Gazeta Sinjali Sporti/