Dy të burgosur kanë ikur dje nga Qendra Korrektuese në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.
Në lidhje me arratisjen e tyre, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues. Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale” thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Të burgosurit që u arratisën dje, janë të mitur dhe dyshohen për veprën penale “grabitje” dhe “lëndim i rëndë trupor”.
Lidhur me rastin SHKK ka njoftuar se janë informuar edhe Policia e Kosovës./ Gazeta Sinjali/