Java e 20-të e Superligës së Kosovës fillon sot (e shtune) me dy ndeshje, shkruan Sinjali Sport.
Takimi më interesant i ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Llapit.
Intelektualët rrëmbyen kreun e tabelës xhiron e kaluar me fitoren e thellë ndaj Feronikeli, kurse Legjendat e Podujevës filluan poashtu mbarë me triumf ndaj Ulpianës në sfidën ku inaugurua stadium i rinovuar “Zahir Pajaziti”.
Drita me 37 pikë të grumbulluara gjendet në vendin e parë, ndërsa Llapi ka arkëtuar 32 pikë deri tani këtë edicion në vendin e katërt.
Përballja tjetër luhet në Lipjan, me skuadrën e Ulpianës që e mirëpret Malishevën.
Vendasit e nisën stinorin pranveror me disfatë nga Llapi, përderisa mysafirët triumfuan në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës.
Ulpiana gjendet në zonën e kuqe me 18 pikë në vendin e nëntë, derisa Malisheva është në pozitën e shtatë me 22 pikë.
Superliga e Kosovës (Java e 20-të):
Drita – Llapi 13:00, Stadiumi “Selami Osmani”
Ulpiana – Malisheva 13:00, Stadiumi “Sami Kelmendi”