Sot (e shtune) u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Kryendeshja e javës ishte ajo ndërmjet Dritës dhe Ballkanit që përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “Selami Osmani-Bezi”, në Gjilan.
Theophilus Solomon ishte heroi i suharekasve, duke e realizuar golin e vetëm në këtë takim në minutën e 70-të.
Dy skuadrat në fjalë po luftojnë për pozitën e kreut të tabelës në elitën e futbollit kosovar, me ekipin nga Theranda që mbetet lider me 45 pikë, kurse Intelektualët me 41 pikë gjenden në vendin e tretë.
Takim tjetër i ditës së sotme ishte ai ndërmjet Llapit dhe Malishevës që u përmbyll me rezultat të pastër 3-0 në “Zahir Pajaziti”.
Podujevasit triumfuan fal golave të yllit të skuadrës, Valmir Veliu, i cili në minutën e 28-të dhe të 44-të i realizoi golat në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Legjendat u gëzuan edhe një herë, pasi Arbnor Ramadani në minutën e 83-të e shënoi golin e fundit.
Llapi me 39 pikë është në vendin e katërt, kurse Malisheva me 23 sosh pozicionohet në vendin e shtatë. /GazetaSinjaliSporti/