image “Super photoshop, je dhe dy herë kaq”i drejtohet një komentuese, reagon Ronela

Bota e Yjeve

“Super photoshop, je dhe dy herë kaq”i drejtohet një komentuese, reagon Ronela

news image

Kur je personazh publik gjithmonë bëhesh objekt diskutimi dhe shpesh herë vihesh në qendër të komenteve qofshin këto pozitive apo negative.

Edhe Ronela ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur ka rënë pre e komenteve jo fort dashamirëse. Këtë herë ajo është vënë në qendër të kritikave për shkak të peshës.

“Ti je shumë i mirë, po unë jam edhe më e mirë”, ishin fjalët që Ronela shkroi bashkëngjitur fotove ku shfaqej me bikini dhe që u pëlqyen shumë. E teksa kishte shumë komente pozitive, nuk munguan as ato negative.

 Disa ndjekës e kritikonin Hajatin se ka modifikuar fotot dhe i shkruante: “Super photoshop në video je edhe dy herë kaq”.

Këto kritika nuk i kanë shpëtuar Ronelës, e cila ka vendosur që t’i përgjigjet menjëherë.

“Po ç’të duhet o ty”, shkruan artistja e njohur, duke treguar se ndihet shumë mirë me veten dhe nuk ka fare komplekse. /GazetaSinjali/