image Super ndeshje në Milano: Interi futet në garë për ta kaluar grupin e “vdekjes”

Futboll

Sport/ Super ndeshje në Milano: Interi futet në garë për ta kaluar grupin e “vdekjes”

news image

Interi më në fund ka arritur që të shënojë fitore në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke mbajtur kështu vetën në lojë për kualifikime në fazën e ardhshme.

Interi mposhti 2 me 0 skuadrën gjermane Dortmund, në Milano. Golin e parë e shënoi Martinez në minutën e 22, ndërsa i njëjti futbollist humbi penaltinë në minutën e 83.

Krejt në fund Candreva shënoi edhe golin e dytë për t’i dhuruar kështu fitoren e parë Interit në fazën e grupeve.

Interi gjendet në vendin e dytë me 4 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi, ndërsa Barcelona është në vendin e parë me 7 pikë./Gazeta Sinjali/