image Supë me mish viçi dhe perime
[wp-story id="814678"]

Supë me mish viçi dhe perime

news image

Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur, por që i nevojitet më shumë kohë.

Përbërësit:

½ kg mish për çomlek viçi, 2 lugë vaj ulliri, 8 kupa* lëng mishi, 2 kupa* elb të pagatuar, 2 kupa* zarzavate të gjelbra të prera, 1 lugë pastë domatesh, ½ qepë të ëmbël të prerë, 1 lugë çaji trumzë të freskët, 5 karrota të prera, 3 patate të prera, 1 lugë mustardë, 2 lugë soja, 1 lugë sheqer i kaftë, 1 lugë uthull molle, 1 lugë çaji hudhër pluhur, 1 lugë çaji pluhur qepe, ½ luge çaji kanellë, 1 lugë çaji kripë dhe 1 lugë çaji piper.

Udhëzimet se si ta përgatitini këtë recetë:

Në një tigan të madh në nxehtësi mesatare, ngrohni vajin.

Shtoni mishin dhe lëreni deri sa të bëhet ngjyrë kafe në secilën anë, për 1 deri në 2 minuta.

Shtoni të gjithë përbërësit, përfshirë edhe mishin dhe gatuaji me ngadalë për 8 orë.

Kjo recetë përgatitet për 8 orë e 5 minuta si dhe servohet për 10 persona./Sinjali/

Supë me mish viçi dhe perime (Recetë për gatim të ngadaltë)