image Infektohen nga koronavirusi 373 punonjës të fabrikës së mishit të derrit në SHBA, asnjëri s'ka shfaqur simptoma

Botë

Pandemia/ Infektohen nga koronavirusi 373 punonjës të fabrikës së mishit të derrit në SHBA, asnjëri s’ka shfaqur simptoma

news image

373 punonjës të një fabrike të përpunimit të mishit të derrit në Misuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, por asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptoma.

Në fabrikën “Triumph Foods” punojmë më shumë se 2,800 punëtorë, nga të cilët 13% janë konfirmuar tashmë me koronavirus.

“Të gjithë punonjësve që kanë rezultuar pozitivë u është kërkuar të izolohen në shtëpi. Ata do të vazhdojnë të paguhen sipas politikave për situatën e pandemisë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kompanisë Mark Campbell. Këtyre punonjësve do t’u dërgohen edhe pako me maska dhe dezinfektantë.

“Ne do të vazhdojmë të testojmë personat e kontaktit me këta punonjës për të identifikuar të gjithë të prekurit”, është shprehur Randall Williams, drejtor i shëndetit në këtë shtet.

Shefi i Institutit amerikan për Sëmundjet Infektive, Dr Anthony Fauci, është shprehur më herët se 25% deri në 50% e të prekurve me Covid-19 nuk shfaqin simptoma, edhe pse ata mund të përhapin virusin, megjithatë ky është një rast i veçantë me një numër kaq të madh personash asimptomatikë. /Gazeta Sinjali/