Për tri netë rresht “Sunny Hill Festival” u mbajt në Tiranë duke sjellë performancat e artistëve më të njohur të momentit. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e rrjetit më tepër se atmosfera dhe muzika ishte mbyllja e festivalit të Dua Lipës.
Kjo pasi në këtë moment u shfaq në skenën gjigante, para mijëra të rinjve, flamuri shqiptar me yllin komunist në krye.
Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.
Ajo çfarë mund të konstatohet është se fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin kombëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës.