Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë, Jermain Defoe është përfshirë në një aksident të frikshëm me Range Roverin e tij.
Ylli i Glasgow Rangers ishte në makinën e tij së bashku me të dashurën kur është përplasur me një BMW pasditen e së shtunës, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
Defoe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga aksidenti.