image Sulmuesi i Ganës për golin me dorë të Suarezit: U mendova ta sulmoja fizikisht

Futboll

Sulmuesi i Ganës për golin me dorë të Suarezit: U mendova ta sulmoja fizikisht

news image

Ish-sulmuesi i Sunderland-it, Asamoah Gyan ka zbuluar se dikur kishte menduar të sulmonte fizikisht sulmuesin e atëhershëm të Liverpool-it, Luis Suarez, si shpagim për dhimbjen e Ganës në Kupën e Botës 2010 në një ndeshje të Premier League, transmeton Sinjali Sport.

Dy burrat mbahen mend për pjesëmarrjen e tyre në një nga ndeshjet më të paharrueshme në historinë e Kupës së Botës, kur Gana u takua me Uruguain në çerekfinalen e Botërorit në Afrikën e Jugut, Kupa e parë Botërore që u organizua në Afrikë.

Me rezultatin 1-1 në kohën shtesë, Gana për pak sa nuk shënoi një fitore dramatike në fund të ndeshjes, por Suarez luajti me dorë duke e hequr topin nga vija, për ta humbur më pas penalltinë skuadra ganeze.

“Më kujtohet një ndeshje mes Sunderlandit dhe Liverpoolit. Ne po luanim në shtëpi atë ditë dhe të gjithë lojtarët po shtrëngonin duart. Doja ta godisja atë [Suarezin] sepse njerëzit kishin thënë gjëra që më kishin mbetur në mendje”, tha Gyan.

“Unë isha naiv në atë kohë, por kur e mendova më vonë, kuptova se duhej ta lija të shkonte sepse do të kisha bërë të njëjtën gjë nëse do të isha në pozicionin e tij“, ka deklaruar ai.

Sikur Suarez të mos e kishte bërë atë gjë ose Gyan të shënonte penalltinë që rezultoi, Gana do të kishte fituar ndeshjen për t’u bërë kombi i parë afrikan që do të arrinte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

/GazetaSinjaliSport/