image Uruguai dënon Ganën, ngjall shpresat për kualifikim - VIDEO

Futboll

Uruguai dënon Ganën, ngjall shpresat për kualifikim – VIDEO

news image

Uruguai ka kaluar në epërsi ndaj Ganës, në ndeshjen kyçe për fatin e kombëtares se cila do t’i bashkohet Portugalisë në 1/8 të finales në Botëror.

Mesfushori Giorgian de Arrascaeta i ka dhënë avantazhin uruguaianëve, pasi shtyri një top të lehtë me kokë nga afërsia, pas një goditje nga Suarezi të cilën portieri nuk arriti ta stopojë si duhet në minutën e 26-të.

Vetëm pesë minuta përpara se të vinte epërsia e Uruguait, Gana kishte shansin që të dilte e para në avantazh, kur Andre Ayew humbi penalltinë në minutën e 21-të.

/GazetaSinjaliSport/