image Gana dhe Uruguai jashtë botërorit: Korea e Jugut ecën tutje bashkë me Portugalinë

Futboll

Gana dhe Uruguai jashtë botërorit: Korea e Jugut ecën tutje bashkë me Portugalinë

news image

Portugalia ka hyrë sot në fushë pa stres dhe pa presion pasi ishte e kualifikuar.

Përballja ndaj Koresë së Jugut ka qenë sa për statistika, ndonëse për aziatikët ka qenë një ndeshje e rëndësishme pasi mund të tentonte kualifikimin.

Luzitanët shënuan të parët në minutën e 5-të me anë të Horta pas një asistimi nga Dalot nga krahu i djathtë.

Goli i barazimit erdhi po në pjesën e parë, ku Kim Young gjeti hapësirat dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të.

Pjesa e dytë ishte pa gola dhe e barabartë nga ana e statistikave të përgjithshme, duke veçaur përqindjen e mbajtjes së topit ku padyshim Portugalia dominoi.

Por mrekullia ndodh në minutat e shtesës, ku Korea e Jugut shënon golin e avantazhit në minutën e 91-të me anë të Hee Chan.

Kjo fitore e Koresë së Jugut bëri që ata të rënditen të dytët në grup dhe të kualifikohen për më tej, ku Uruguai i thotë lamtumirë Katar 2022 pasi u rëndit në vendin e tretë./h.ll/abcnews.al

/GazetaSinjaliSport/