image Nuk ndalen golat, Portugalia shënon dy gola për dy minuta ndaj Ganës - VIDEO

Futboll

Nuk ndalen golat, Portugalia shënon dy gola për dy minuta ndaj Ganës – VIDEO

news image

Një ndeshje e çmendur është duke u zhvilluar mes Portugalisë dhe Ganës.

Teksa ishte rezultati 1-1, me golat e Ronaldos dhe Ayew, portugezët kanë rikthyer avantazhin me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Joao Felix e kaloi në avantazh Portugalinë duke realizuar në minutën e 78-të.

Ndërkohë, Rafael Leao vetëm pak kohë pasi u inkuadrua, realizoi dy minuta më vonë në minutën e 80-të, pas një asistimi nga Bruno Fernandes, pë rezultatin 3-1.

/GazetaSinjaliSport/