Pothuajse në çdo raport të Policisë raportohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë nëpër komuna të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Dje një rast i tillë ka ndodhur në Shtërpcë. Atje dy persona në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin duke e kryer detyrën zyrtare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR: Shtërpcë 24.12.2021-22:25. Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit (nën ndikim të alkoolit ) duke i ofenduar i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë derisa ishin në kryere të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport.