Në Zubin Potok është arrestuar një person i nacionalitetit shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht Punëtorin e Agjencisë Kosovare të Pylltarisë, me nacionalitet serb, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
Gjithashtu është bërë e ditur se pas intervistimit i dyshuari është liruar.