Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin për sulm seksual ndaj një femre.
Policia njofton se rasti kishte ndodhur në Lipjan, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/