image Sulmohet një bazë e Marinës Amerikane në Teksas, FBI e konsideron sulm terrorist

Botë

SHBA/ Sulmohet një bazë e Marinës Amerikane në Teksas, FBI e konsideron sulm terrorist

news image

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara deklaroi se të shtënat në një bazë të marinës amerikane një ditë më parë në Teksas kanë lidhje me terrorizmin.

Nga të shtënat u plagos një pjesëtare e marinës, e cila po punonte në një pikë kontrolli të sigurisë. Edhe pse u plagos, ajo ishte në gjendje të aktivizonte një pengesë, duke e parandaluar personin e armatosur që të futej në bazë.

Ushtria amerikane bëri me dije se pjesëtarja e marinës është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa agresori mbeti i vrarë. Ndërkohë, FBI-së nuk bëri të ditura detaje në lidhje me sulmuesin, apo pse hetuesit besojnë se incidenti ishte i lidhur me terrorizmin.

Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha se po punonte me agjencitë shtetërore dhe lokale për të zhvilluar hetimet./ Gazeta Sinjali/