image Skenari i frikshëm i 29-vjeçarit: Planifikoi të hynte me kamion dhe të vriste njerëz në tubimin pro-Izraelit

Evropë

Skenari i frikshëm i 29-vjeçarit: Planifikoi të hynte me kamion dhe të vriste njerëz në tubimin pro-Izraelit

news image

Policia gjermane në Duisburg ka arrestuar Tarik S. (29 vjeç), i cili dyshohet se po planifikonte sulm terrorist në një tubim pro-Izraelit në North Rhine-Westphalia.

I arrestuari, që i përket fesë islame, sipas Policisë, planifikonte që me një kamion të hynte në mesin e njerëzve që do të merrnin pjesë në tubim pro-Izraelit, në mes të konfliktit izraelito-palestinez që ka rritur frikën në vendet perëndimore për sulme të mundshme terroriste.

Burri i arrestuar konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë. Në bisedat e tij në telefon, thuhet se ai u ka shkruar miqve se donte të vdiste si dëshmor. Madje, ai e ka lavdëruar personin që vrau dy persona në Bruksel më 16 tetor, në atë që u vlerësuar si sulm terrorist, shkruan Bild.

Autoritetet gjermane e morën informacionin nga një shërbim inteligjent i huaj.

Policia gjermane ka ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit me shpresë për të gjetur ndonjë provë.

“Ai ishte gjithmonë miqësor, por ajo që binte në sy ishte se rrinte zgjuar gjithë natën dhe kishe përshtypjen se po ndërtonte diçka”, ka thënë një grua, e cila ishte fqinje e të dyshuarit.

Tarik S. 2017 para Gjykatës së Lartë Rajonale të Düsseldorfit
Tarik S. 2017 para Gjykatës së Lartë Rajonale të Düsseldorfit

/GazetaSinjali/