image ISIS sulmon kryeqytetin e Afganistanit

Botë

ISIS sulmon kryeqytetin e Afganistanit

news image

Grupi militant ekstremist i Shtetit Islamik (ISIS), ka sulmuar të shtunën kryeqytetin e Afganistanit, duke lënë të vrarë një civil dhe duke plagosur një tjetër, raporton agjencia AP, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes faqes së internetit, grupi ekstremist mori përgjegjësin për këtë duke thënë se gjuajti 10 raketa drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit “Hamid Karzai”.

Tri predha goditën aeroportin në mëngjes, duke dëmtuar një avion të firmës Kam Air e cila siguron fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare dhe që kur filloi operimin në vitin 2003, ka qenë linja e parë ajrore në Afganistan, me pronësi private.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së Brendshme, Tariq Arian 10 predha janë qëlluar nga një automjet i parkuar në skajin verior të kryeqytetit.

Shteti Islamik në Afganistan ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën, duke përfshirë muajin e kaluar kur mori përgjegjësinë për hedhjen e disa mortajave nga të cilat mbetën të vrarë tetë civilë dhe u plagosën 31 të tjerë. Ky grup gjithashtu pretendoi vrasjen në fillim të kësaj jave të një gazetareje afgane, Malala Maiwand, në provincën lindore Nangrahar.

Dhuna në Afganistan ka shënuar një rritje muajt e fundit edhe pse talibanët dhe negociatorët e qeverisë afgane po takohen në shtetin e Katarit duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje paqësore që mund t’i japë fund dekadave të luftës.

/Gazeta Sinjali/