image Sulmohet një 38-vjeçar në Obiliq nga katër persona, përfshirë një të mitur

Siguri

Sulmohet një 38-vjeçar në Obiliq nga katër persona, përfshirë një të mitur

news image

Mbrëmë në fshatin Kozaricë të Obiliqit, Policia e Kosovës ka pranuar informata për një rast të sulmit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se një 38-vjeçar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga katër persona, njëri prej tyre i mitur.

Gjatë kontrollit të 16-vjeçarit, Policia i ka gjetur edhe një thikë dhe më pas të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Siç mëson Sinjali, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-në e Obiliqit dhe për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

/GazetaSinjali/