image Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë (VIDEO)

Botë

Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë (VIDEO)

news image

Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Kjo konsullatë ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Lajmin për sulmin ndaj saj, e ka konfirmuar vet konsullata përmes në postimi në rrjetin social, Facebook.

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u granatua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/