image Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi/Pamje të rënda

Siguri

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi/Pamje të rënda

news image

Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “Indoks”.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur, njofton Insajderi. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.

Në këtë kohë Duriqi kishte qenë duke u kthyer në banesë, pas pjesëmarrjes në një debat televiziv.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

Për sulmin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK. Tha se me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për sulmin fizik në drejtim të gazetarit Duriqi.

/Gazeta Sinjali/