image Biden i bën thirrje Rusisë të lirojë gazetarin amerikan

Botë

Biden i bën thirrje Rusisë të lirojë gazetarin amerikan

news image

Arrestimi i gazetarit amerikan të “Wall Street Journal” ka nxitur sërish tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë. Evan Gershkovich u arrestua ditën e djeshme nga shërbimet sekrete ruse dhe ndodhet në paraburgim ku do të qëndrojë për dy muaj, deri në një vendim të dytë.

Presidenti Biden është pyetur nga CNN se cili është mesazhi i tij për Rusinë pas arrestimit të gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich.

“Lirojeni,” tha presidenti ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë këtë mëngjes.

Kjo është hera e parë që Biden komenton publikisht mbi këtë çështje qëkur Gershkovich u akuzua për spiunazh nga autoritetet ruse të enjten.

I pyetur nga një gazetar tjetër nëse SHBA do të dëbonte diplomatë apo gazetarë rusë për ndalimin e Gershkovich, Biden tha: “Ky nuk është plani për momentin”.

/GazetaSinjali/