image Situata në Veri të Kosovës, gazetari serb: Më kujton vitin 1999

Politikë

Situata në Veri të Kosovës, gazetari serb: Më kujton vitin 1999

news image

Gazetari i Tv N1 në Beograd, Darko Popoviç, e ka krahasuar situatën aktuale në veri të Kosovës me atë të vitit 1999të.

Në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc, Popoviç theksoi se situata në veri të Kosovës aktualisht është nën kontrollin e KFOR-it, dhe se asnjë nga palët nuk kërkon të përshkallëzojë konfliktin.

Megjithatë sipas Popoviç, shteti i Kosovës është ende i shqetësuar se mos ndodh ndonjë gjë e keqe.

I pyetur nga gazetarja nëse është normale që forcat serbe të qëndrojnë aq pranë kufirit, Popoviç tha se nga ana e KFOR është thënë se forcat serbe mund të lëvizin lirshëm në territorin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Popoviç: Situata në Kosovë është mjaft e rëndë. Situata këtë javë më kujtoi disa zhvillime të vitit 1999, por ka një ndryshim të madh për shkak të sjelljes së KFOR. Prishtina dhe Beogradi e panë këtë si një mundësi për të shmangur një krizë. Jo vetëm për arrestimin e ish-policit serb por dhe për arrestimin e 3 të tjerëve. Ky përshkallëzimi nuk është vetëm për arrestimin e ish-policëve por dhe për situatën. Prishtina është e shqetësuar se mund të ndonjë diçka e keqe.

Karadaku: Çfarë po ndodh në kufi në veri të Kosovës?

Popoviç: KFOR është atje për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm, ata janë ushtarë, nuk janë policë. Pata një njoftim nga KFOR-i. KFOR është vendosur aty për të parandaluar një konflikt të mundshëm, por policët duhet të jenë atje për të mbajtur situatën të qetë.

Karadaku: Policia speciale?

Popoviç: Forcat speciale të Kosovës. Ata nuk duan të përmendin shpesh forcat speciale të Kosovës. Por refuzimi më i madh që ka Beogradi është qëndrimi i Forcave Speciale në veri.

Karadaku: Mediat juaj raportoi se forcat serbe janë afruar në kufi me 2 kilometra, a është në rregull?

Popoviç: KFOR sipas asaj që ka thënë forcat serbe mund të lëvizin./Abcnews.al/

/GazetaSinjali/