image Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

Siguri

Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

news image

Një person zyrtar është sulmuar fizikisht, dje rreth orës 14:00, në Vushtrri, nga një i dyshuar i cili më pas është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se viktima është drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë.

“Është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë”, njofton Policia.

Sipas Policisë, shkaku i sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. /GazetaSinjali/