image Sulmohen sërish faqet e shtetit: Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit jashtë funksionit

Siguri

Sulmohen sërish faqet e shtetit: Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit jashtë funksionit

news image

Cak i një sulmi kibernetik nga grupi i ashtëqujatur Anon Atreus sot janë disa faqe të tjera të institucioneve shtetërore.

Jashtë funksionit për momentin janë faqja zyrtare e Policisë së Kosovës, dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit.

Sulmet kibernetike ndaj këtyre dy instituciomeve i ka konfirmuar vetë grupi Anon Atreus.

“Në mbështetje të lëvizjes feministe, sot po sulmojmë policinë, prokurorinë dhe gjykatën! (sulmet kibernetike, jo fizike)”, thuhet në njoftimin e Anon Atreus, përcjell mediave të Kosovës, dhe e-mail-ve zyrtarë të institucioneve shtetërore.

“Kujtesa për qeverinë: liria e fesë dhe liria e shprehjes janë të drejta të njeriut”.

Faqet e institucioneve të Kosovës janë sulmuar edhe ditë më pare, duke qenë për disa orë jashtë funksionit.

/GazetaSinjali/