Sot në Istog janë arrestuar katër persona për sulm ndaj pjesëtarëve të policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë për Sinjalin se janë sulmuar zyrtarët policorë nga disa persona të cilët nuk kishin zbatuar urdhërat e policisë.
Gashi tha se gjatë patrullimit, zyrtarët policorë i kishin kërkuar shoferit të një autobusi që ta largoj nga vendi i parkuar ilegalisht.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Istog policia ka qenë duke patrulluar në trafik ku gjatë punës kanë kërkuar që një autobus i parkuar ilegalisht të largohet. Të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhëratë e policisë dhe janë arrestuar”, tha Gashi.
Ai tutje tha se të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.