image Sulmi i Banjskës, publikohen pamjet nga aksioni i policisë në veri

Siguri

Sulmi i Banjskës, publikohen pamjet nga aksioni i policisë në veri

news image

Policia është duke bastisur disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Rastin për Gazetën Sinjali ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar “në veri”, pa saktësuar në cilin vend dhe pa dhënë detaje tjera.

Nga ky aksion kanë dalë edhe pamjet e para, ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës

Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rrugë nga dy kamionë pa targa në Banjskë.

Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi shtiu ndaj zyrtarëve policorë, grupi i armatosur iku dhe u strehua në manastirin e Banjskës, ku i vazhdoi përleshjet me policinë e Kosovës.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia i vrau tre sulmues të nacionalitetit serbë, ndërsa i arrestoi gjashtë të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/