image Sulmet terroriste në Vjenë, reagon edhe Osmani: Kosova është gjithmonë pranë jush

Kosovë

Sulmet terroriste në Vjenë, reagon edhe Osmani: Kosova është gjithmonë pranë jush

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve terroriste në qytetin e Vjenës, duke thënë se Kosova është gjithmonë pranë Austrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo thotë se Kosova është gjithmonë pranë qytetarëve të Austrisë.

“Lajme të tmerrshme që vijnë nga # Vjena, qyteti i muzikës dhe trashëgimisë kulturore. Më e rëndësishmja, një qytet i paqes. Zemrat tona janë me njerëzit e Austrisë. Dërgimi i lutjeve dhe solidaritetit tonë për të gjithë të prekurit nga sulmi tronditës. Kosova është gjithmonë pranë jush”, shkroi Osmani në Twitter.

Si pasojë e këtyre sulmeve dyshohet se deri tani kanë vdekur 7 persona, derisa edhe 7 nga dhjetëra të lënduar janë në gjendje të rëndë./Gazeta Sinjali/