Të paktën pesë persona kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin ukrainas Odesa, ku në mesin e tyre është një foshnje 3-muajshe.
Këtë e ka konfirmuar kreu i zyrës së presidentit Zelensky, Andriy Yermak, në rrjetin Telegram.
Ai bëri të ditur se 18 persona të tjerë u plagosën.
“Asgjë nuk është e shenjtë. E keqja do të dënohet”, shkroi Yermak për sulmin rus.