image Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: Kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë

Shqipëri

Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: Kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borell ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian bën të ditur se fokusi i bisedës me kreun e qeverisë ishin sulmet kibernetike që e prekën vendin disa ditë më parë.

Borrell thotë se këto sulme janë kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe shton se përpjekjet për të minuar institucionet e shoqërisë demokratike janë të pa pranueshme.

“Fola me Kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkroi ai në rrjetin social Twitter. /Gazeta Sinjali/