Gjatë të premtës në një dyqan të Zelandës së Re ka ndodhur një sulm terrorist ku Policia vrau një burrë, pasi ai hyri në dyqan dhe theri disa persona.
Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern tha se ai u vra nga policia brenda 60 sekondave pas sulmit.
Sipas raportimeve si pasojë e këtij sulmi mbetën gjashtë persona të plagosur.
Ardern, ngjarjen e përshkroi si “sulm terrorist”, i kryer nga një shtetas i Shri Lankës, i cili ishte nën mbikëqyrje.
“Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme. Ishte urrejtje, ishte gabim, u krye nga një individ, jo nga një besim, jo një kulturë, jo një kombësi, por një person që u kaplua nga ideologjia që nuk përkrahet këtu nga askush dhe nga asnjë komunitet”, tha Ardern në një konferencë për media.
Sulmuesi i dyshuar, i cili nuk mund të identifikohet, u tha se është frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.
Në historinë e Zelandës së Re ky është sulmi i dytë terrorist. Më 15 mars 2019, një terrorist i supremacisë së bardhë vrau 51 besimtarë në një xhami në Christchurch. /GazetaSinjali/