Një punëtor është sulmuar në vendin e tij të punës në fshatin Hereq të Gjakovës, merr vesh Gazeta Sinjali.
Viktima ka deklaruar se derisa ishte në pompën e derivateve të naftës, ku edhe punon është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, në orët e para pas mesante.
Mësohet se i dyshuari i moshës 37 vjeçare me inicialet Sh. S. (emër i njohur për redaksinë) ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe përveç sulmit fizik ka shkaktuar edhe dëme materiale të cilat dyshohet se janë në vlerë prej rreth 350 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima nuk ka pësuar lëndime të mëdha trupore nga ky sulm ndërkohë që sulmuesi është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar deri të jetë në gjendje të deklarohet për shkak të dehjes./Gazeta Sinjali/