Një agresor ka vendosur në objektiv një xhami në qytetin Colmar të Francës.
Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.
Lidhur me ngjarjen është nisur një hetim.
Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se agresori ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.
Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale./Gazeta Sinjali/