Një person është prangosur nga Policia, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në një xhami në Londër.
Policia u njoftua për një sulm me thikë në xhami dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje. Një person u gjet i plagosur me thikë, ndërsa një tjetër u ndalur me dyshimin e tentativës së sulmit, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqart.
Policia ka publikuar edhe një video nga momenti i arrestimit. /Gazeta Sinjali/