Autoritetet ukrainase kanë raportuar se shtatë persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në një zonë ushtarake në verilindje të kryeqytetit të Kievit.
Kryetari i qytetit të Brovary, Ihor Sapozhko, tha se sulmi ndodhi në orën 14:30 me orën lokale. Brovary ka një bazë të Forcave Speciale të Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky raportohet se ishte një nga disa sulmet ruse afër Kievit të enjten.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.