Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i administratës rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, i cili tha se aktualisht janë duke u sqaruar detajet tjera, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.
Kramatorsk ishte një nga qytetet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur filloi pushtimi i Ukrainës më shumë se tri javë më parë.