Të paktën pesë persona dyshohet se janë vrarë mbrëmë, pas një sulmi me armë zjarri, në Plajmuth të Anglisë.
I dyshuari i sulmit më pas ka vrarë veten me armë zjarri. Deri më tani, përjashtohet që ky të ketë qenë një sulm terrorist.
Forca të shumta policore, madje edhe helikopterë, kanë mbërritur në skenën e krimit dhe banorëve të zonës u është kërkuar nga autoritetet që të mos dalin nga banesat e tyre.
Deputetët e zonës ditën e sotme e kanë quajtur “ditë të zezë” për komunitetin e tyre dhe i kanë kërkuar banorëve që në respekt të viktimave, të mos postojnë foto apo video të viktimave./Gazeta Sinjali/