Një sulm fizik ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës në Pejë, më saktësisht në rrugën “Ramiz Sadiku”. Një person është goditur me boks të hekurit nga një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas dëshmitarit që ka folur gjatë ditës së sotme për Gazetën Sinjali, ka thënë se arsyet e përleshjes fizike kanë qenë banale, pa treguar më në detaje për këtë rast.
E gjithë ky rast është filmuar nga kamerat e sigurisë që janë siguruar nga Gazeta Sinjali.
Aty shihet se personi që është viktimë e këtij rasti bie në tokë menjëherë pas goditjes që pëson nga prapa./Gazeta Sinjali/